ÖSD Zertifikat A1

Objektivi i provimit 

Për certifikatë ÖSD A1 pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje të komunikojnë në situata të thjeshta të përditshme me baza elementare.

Certifikata ÖSD A1 është projektuar për nxënësit gjermanisht-folës  mbi 14 vjeç dhe ofron dëshminë e kompetencës gjuhësore në situata të zakonshme me tema dhe aktivitete të njohura.

Në këtë provim janë testuar aftësitë në lexim, dëgjim, shkrim dhe të folur. Fokusi i kësaj faze është në rangun e aftësive perceptive në lexim dhe dëgjim.

Pjesët e provimit

         Të lexuarit:

  • Kjo pjesë ka 3 detyra në përbërje të saj. Kjo pjesë konsiston në të kuptuarit e teksteve të ndryshme autentike të thjeshtë nga Austria, Gjermania dhe Zvicra.  Kandidati do të vlerësohet  në aftësitë dhe të kuptuarit të përmbajtjes së tyre individuale në bazë të tri detyrave.
  • Kohëzgjatja: 25 minuta

         Të dëgjuarit:

  • Kjo pjesë ka 3 detyra në përbërje të saj. Kandidati do të  vlerësohet  në aftësitë e të  kuptuarit selektiv të gjuhës standarde me tekste autentike të thjeshta nga Austria, Gjermania dhe Zvicra me tematika dhe  çështje të përditshme.
  • Kohëzgjatja: rreth 10 minuta

          Të shkruarit:

  • Kjo pjesë ka 2 detyra në përbërjen e saj. Kandidati do të  vlerësohet  në aftësitë e plotësimit të një formulari dhe të shkrimit të një teksti të shkurtër ,rreth 30 fjalë, në formën e një letre apo e-mail.
  • Kohëzgjatja: 20 minuta

          Të folurit:

  • Kjo pjesë ka 3 detyra në përbërje të saj: një hyrje të shkurtër, një përshkrim fotografie të thjeshtë dhe një dialog. Provimi me gojë vlerësohet sipas kritereve të përcaktuara (shih formularin e vlerësimit)
  • Kohëzgjatja: rreth 10 minuta