TIRANA-GATE 2021

Jeni student pranë AIEx? Ju intereson literatura në gjuhën gjermane?

Kemi kënaqësinë t‘ju ftojme në një panel leximi dhe diskutimi me autoren Laura Freudenthaler e cila më mbështetjen e Ambasadës Austriake në Tiranë vjen në festivalin ndërkombëtar letrar të të rinjve „TIRANA-GATE 2021“.
Laura është një shkrimtare austriake, e vlerësuar me cmimin „European Union Prize for Literature”.

Gjate këtij takimi ajo do të provojë të ndërtojë një pjesë të shkurtër letrare me studentët e pranishëm, të cilët mund ta lexojnë gjatë Festivalit punën e realizuar. Në festival do të lexohen pjesë nga dy libra të autores, të përkthyer në shqip: “Geistergeschichte” (Histori shpirtrash) dhe “Die Königin schweigt” (Mbretëresha hesht).

Ku? Në mjediset e QKLL (Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit).

Kur? Ditën e shtunë, më datë 9 tetor, ora 16.30 deri ne 17.30.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri nesër në orën 13:00 në adresën tone të emailit: kurse@aie-osd.al

Ju mirëpresim!

Please follow and like us:
20

DIHA Oktoberfest 2019

AIEx/ Qendra e Provimeve ÖSD si një nga anëtarët e DIHA (Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri) ka kënaqësinë të ftojë të gjithë të interesuarit (kursantë dhe kandidatë të provimeve ÖSD) në festën më të gëzueshme të vitit – DIHA OKTOBERFEST TIRANA 2019, ditën e Premte, në 11 Tetor, ora 19:00.
Të gjithë të interesuarit mund të na kontaktojnë në numrin e mëposhtëm për blerjen e biletave dhe për rezervime.
+355 68 205 0673
Ju mirëpresim! 

Please follow and like us:
20

WEIHNACHTSFEIER- Festo me ne!

Me rastin e festave të fundvitit Instituti Austriak i Ekselencës (AIEx) dhe Qëndra e Provimeve ÖSD organizojnë një event festiv.
Argëtim, muzikë dhe atmosferë festive sipas traditës Austriake.
Ftoni miqtë tuaj dhe ejani të festojmë së bashku!
10% zbritje në të gjitha kurset përgatitore.
Risi dhe surpriza të tjera do të zbulohen gjatë festës.

Ju mirëpresim në datën: 17 Dhjetor 2021, Ora 17:00
Vendi: Rr. Dibrës, Kompleksi Halili, Godina C1, Kati 1

Për të konfirmuar pjesëmarrjen ju lutem klikoni mbi opsionin “Going”.
Shihemi së shpejti!
Please follow and like us:
20

Dita Ndërkombëtare e Edukimit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Edukimit, 24 Janar 2022, AIEx organizon një event kulturor dhe informues.
Ju ftojmë të festojmë në mënyrë të pazakontë dhe mjaft argëtuese këtë ditë, nën atmosferën e karnavaleve.
Nëse jeni të guximshëm, mos ngurroni të maskoheni!

Dëshironi te studioni apo të punoni në Austri si Au Pair?
Dëshironi të mësoni gjuhën gjermane apo ta mbroni gjuhën përmes provimeve ÖSD?
Keni pyetje mbi këto?
Atëherë mos mungoni më 24 Janar, ora 17:00 pranë AIEx-ÖSD (Rr. E Dibrës, Kompleksi Halili, Godina C1)

Programi:
17:00 – Hapja
17:10 – Informacion mbi mundesitë e studimit në Austri
17:20 – Informacion mbi Shkollat Verore
17:30 – Informacion mbi programin Au Pair
17:40 – Karnavale, karaoke, Punch & ëmbëlsira

Për të konfirmuar pjesëmarrjen klikoni opsionin “Going” në këtë event.

Ju mirëpresim!

Please follow and like us:
20

Info-Tag 2019

Dëshiron të mësosh/mbrosh gjuhën gjermane apo të studiosh në Austri?

Atëherë na ndiq në “Ditën e Informacionit”.

Austrian Institute of Excellence (AIEx) dhe Qendra e Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD do të japë informacione rreth studimit, bursave, dhe praktikave në Austri si dhe informacione rreth kurseve të gjuhës gjermane, për të rinj dhe të rritur.

Eja bisedo me ne!

Ku? Reja –The Cloud, Tirana
Kur? 21/10/2021, Ora 10:30 – 17:00

Please follow and like us:
20

Deutsch Arena

AIEx/ ÖSD organizuan për herë të parë një takim informativ dhe argëtues me studentët e qendrës tonë, ku u fol për klishetë gjermane si dhe u trajtuan tema aktuale me mësues të cilët e kanë gjermanishten gjuhë amtare.

Kjo u dha një shtysë studentëve tanë të familjarizohen akoma më tepër me gjermanishten dhe ta praktikojnë sa më shumë atë. 

Please follow and like us:
20

Dita Kombëtare e Austrisë

Dëshironi te studioni ne Austri apo të ndiqni nje shkollë profesionale (Ausbildung) në Gjermani?
Apo dëshironi të mësoni/mbroni gjuhën gjermane?
Atëherë kemi një ftesë per ju!
Me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë, AIEx ju fton në një event kulturor dhe informues.

Për të gjithë personat qe do të regjistrohen ne kurset e mesimit të gjuhës gjermane në datën 26 Tetor do të ofrojmë edhe 10 % zbritje!

Programi:

16:00 – Hapja
16:20 – Informacion mbi kurset dhe provimet e gjuhës gjermane
16:50 – Informacion mbi mundesitë e studimit në Austri
17:10 – Informacion mbi shkollat profesionale (Ausbildung) në Gjermani (DIMAK Albania)
17:30 – Kulturë dhe kinematografi austriake, cocktail
18:00 – Fundi

Please follow and like us:
20