INFO – TAG

Edhe një herë, DAAD organizoi një ditë informimi për studime dhe praktika në Gjermani dhe Austri si dhe kurse dhe diploma të gjuhës gjermane në Shqipëri. Ngjarja ishte pjesë e aktiviteteve të “Tetorit Gjerman” dhe u zhvillua më 13 Tetor në ambjentet e Qendrës së Informimit Europian. ÖSD ishte pjesë e stendave informuese për mundësitë e zhvillimit të kurseve të gjuhës gjermane, certifikatës ndërkombëtare të gjuhës gjermane ÖSD. Interesi i pjesëmarrësve ishte shumë i madh. Gjithmonë e më shumë të rinj i drejtohen institucioneve arsimore austriake dhe gjermane për të studiuar. Dita e informimit ishte një mundësi shumë e mirë për një informim të plotë dhe të sigurt.