Manual regjistrimi në provim

1. Ju aktualisht jeni në faqen zyrtare të ÖSD.

2. Për t’u regjistruar ju duhet:
a) Kartë ID ose pashaportë
b) Numër telefoni
c) Adresë aktive email (në email do t’ju dërgohet fatura për pagesën në bankë dhe do të merrni të dhëna nga stafi i ÖSD për detajet e nevojshme)

3. Për t’u regjistruar në provim duhet të shkoni në seksionin: “Procedura e Regjistrimit”

4. Më pas klikoni mbi: “Regjistrim  për provim OSD”

5. Pasi të keni klikuar do të hapet një tabelë të cilën duhet të plotësoni të dhënat e kërkuara

Çdo shënim me * është një e dhënë e detyrueshme për të vazhduar regjistrimin. Duhet t’i plotësoni këto të dhëna në mënyrë që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm.

6.Pas aplikimit me sukses shfaqet një tabelë e gjelbër, që konfirmon se aplikimi juaj është dërguar.

Pas aplikimit online stafi i ÖSD do t’ju kontaktojë në ditët në vijim për të dërguar faturën dhe më pas duhet të dërgoni një foto të kartës ID/pashaportës.

Për çdo paqartësi gjatë aplikimit mund të na kontaktoni:
Tel: 044813303

Email: office@aie-osd.al   Facebook: Qendra e Provimeve OSD