ÖSD Zertifikat B1

Objektivi i provimit

Certifikata OSD B1 analizon kapacitetin për përdorim të pavarur të gjuhës në situata të përditshme dhe të jetës profesionale, në të cilën kandidati ka kapacitet gjuhësor  të mjaftueshëm  në lidhje me tema të njohura dhe interesat personale. Ky test është ofruar gjithashtu në formë modulare, modulet e testimit, të dëgjuarit, të shkruarit dhe të folurit mund të merren në mënyrë të pavarur në kohë të ndryshme. Ky test është ofruar edhe për nxënësit e moshës mbi 16 vjeç, dhe në një version për të rinjtë e moshës 12 deri 16 vjeç.

Certifikata OSD B1 është një certifikatë e përbashkët e OSD, Goethe-Institut (GI) dhe Universitetit  të Mësimit dhe Kërkimeve në Fribourg / Zvicër dhe është në dispozicion në të gjithë botën nga të dy qendrat OSD dhe Instituti Goethe.

Pjesët e provimit

          Të lexuarit:

  • Kjo pjese ka 3 detyra në përbërje të saj .Kjo pjesë konsiston në të kuptuarit e blog posts, e-mails, artikuj gazetash, reklama dhe udhëzime me shkrim. Kandidatët duhet të kenë aftësi  të kuptuarit të opinioneve, informacionit, detajeve kryesore të rëndësishme.
  • Kohëzgjatja: 65 minuta

 
         Të dëgjuarit

  • Kjo pjesë ka 3 detyra në përbërje të saj. Kandidati do të  vlerësohet  në aftësitë e të kuptuarit njoftime, ligjërata të shkurtra, bisedime joformale dhe diskutime në radio. Ato janë të dizenjuara për të kapur mesazhet kryesore dhe detajet e rëndësishme.
  • Kohëzgjatja: rreth 40 minuta

 
         Të shkruarit:

  • Kjo pjesë ka 3 detyra në përbërjen e saj. Kandidati do të  vlerësohet  në aftësitë e të shkruarit  email/letra personale dhe formale dhe të shprehjes së mendimit të tyre me shkrim. Provimi me shkrim vlerësohet sipas kritereve të përcaktuara.
  • Kohezgjatja 60 minuta

 
         Të folurit:

  • Kjo pjesë ka 2 detyra në përbërje të saj: Biseda me partnerin/partneren tuaj në lidhje me një temë të jetës së përditshme. Kandidati i përgjigjet pyetjeve, ka aftësi për të shprehur mendimin tij dhe t’i shprehi sugjerime partnerit/kandidatit tjetër .
  • Kandidatët mbajnë një prezantim mbi një temë nga jeta e përditshme dhe  detyra e fundit janë pyetjet dhe përgjigjet rreth prezantimit të mbajtur. Provimi me gojë vlerësohet sipas kritereve të përcaktuara.
  • Kohëzgjatja: rreth 15- 20 minuta

 

Klikoni këtu për download- shembull provimi B1