ÖSD Zertifikat B2

Objektivi i provimit

Për ÖSD B2  kandidati duhet të jetë në gjendje të shprehi veten e tij në mënyrë të qartë dhe rrjedhshëm, në detaje në një gamë të gjerë të subjekteve dhe bën ndërveprim të  rregullt spontanisht me njerëz të nivelit së gjuhës amtare.  Me këtë test dëshmohen aftësitë gjuhësore për të komunikuar në situata që shkojnë përtej sferës private edhe publike në (gjysmë) profesionale.

Pjesët e provimit

         Të lexuarit:

  • Kjo pjesë ka 4 detyra në përbërje të saj. Ajo konsiston në të kuptuarit e teksteve të ndryshme autentike nga Austria, Gjermania dhe Zvicra ku do të shqyrtojnë përmbledhjen e tyre dhe përmbajtjen e tyre individuale bazuar në katër detyra.
  • Kohëzgjatja: 90 minuta

 
          Të dëgjuarit:

  • Kjo pjesë ka 2 detyra në përbërje të saj. Kandidati do të  vlerësohet  në aftësitë e të  kuptuarit në detaje dhe të kuptuarit selektiv të gjuhës standarde të folur në  tekste autentike dëgjimore  nga Austria, Gjermania dhe Zvicra me çështje të përgjithshme dhe specifike.
  • Kohëzgjatja: rreth 40 minuta

 
          Të shkruarit:

  • Kjo pjesë ka 2 detyra në përbërjen e saj. Kandidati do të  vlerësohet  në aftësitë e të shkruarit dy tekste (email formal, arsyetim/shprehje mendimi ). Provimi me shkrim vlerësohet sipas kritereve të përcaktuara.
  • Kohëzgjatja: 90 minuta

 
          Të folurit:

  • Kjo pjesë ka 3 detyra në përbërje të saj: një intervistë informative, një përshkrim të një  imazhi dhe një diskutim. Provimi me gojë vlerësohet sipas kritereve të përcaktuara.
  • Kohëzgjatja: rreth 15- 20 minuta

 

Klikoni këtu për download- shembull provimi B2