1.Regjistrimi në kurs
1.1Kurset në grup fillojnë me formimin e grupit, minimalisht 8 persona dhe maksimalisht 12 persona. AIEx /Qendra e Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD rezervon të drejtën për të përcaktuar orarin, përbërjen, vendodhjen dhe mësuesin përkatës sipas nivelit.
1.2 Kurset individuale fillojnë direkt me kryerjen e pagesës, ku kursanti ka të drejtë të zgjedhë oraret dhe ditët sipas dëshirës, në marrëveshje me Qendrën. Rezervimi i kursit dhe pagesa e plotë e tarifës së kursit bëhet minimalisht 1 javë para fillimit të kursit.
2.Rezervimi i kursit
2.1 Në rast se pagesa e plotë e tarifës së kursit nuk bëhet në kohë, kursanti humbet të drejtën e frekuentimit të kursit të dëshiruar, por ka të drejtë të ndjekë kursin pasardhës.
2.2 Pagesa e kursit bëhet vetëm në bankë, ose nëpërmjet transfertës bankare në llogaritë bankare të AIEx.
3.Çmimet, kushtet e pagesës dhe ndërrimi i kursit
3.1 Çmimet e kurseve të gjuhës gjermane gjenden të afishuara në faqen e internetit.
3.2 Në tarifat e kursit nuk përf shihet çmimi i librave, përveç kurseve përgatitore.
3.3 Në raste të veçanta, kursantët mund të ndërrojnë kursin e tyre brenda javës së parë të kursit, në marrëveshje me përfaqësuesin e AIEx pranë zyrës qendrore, për aq kohë sa në kursin tjetër ka kapacitet të mjaftueshëm.
3.4 Nëse kursanti dëshiron të ndryshojë kursin, ndryshimi i parë bëhet pa pagesë. Për çdo ndryshim tjetër paguhet një tarifë administrative prej 10 % nga tarifa e kursit.
3.5 Ndryshimi i kursit në një nivel tjetër, me rekomandimin e mësuesit përkatës, ose si rezultat i një testimi të mëvonshëm, bëhet pa pagesë shtesë. Nëse në kursin e dëshiruar nuk ka më vende të lira, ju regjistroheni automatikisht në kursin pasardhës.
4.Çregjistrimi
4.1 Në rast se kursanti nuk mund të ndjekë kursin për të cilin është regjistruar, vlejnë kushtet e mëposhtme të çregjistrimit:
4.1.1 Në rast çregjistrimi deri ditën e fundit të punës para fillimit të kursit, mbahet një tarifë administrative prej 10 % së tarifës së kursit.
4.1.2 Në rast çregjistrimi të mëvonshëm, kthimi i pagesës nuk është më i mundur, pavarësisht nëse kursi është ndjekur apo jo.
4.2 Njoftimi për çregjistrimin duhet paraqitur me shkrim në e-mailin: kurse@aie-osd.al. Si datë çregjistrimi vlen data e mbërritjes së njoftimit në e-mailin e kurseve të AIEx /Qendra e Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD .
4.3. Komisionet bankare për çregjistrim nga kursi merren përsipër nga kursanti.
4.4 Transferimi i kursit tek të afërm të tjerë mund të bëhët për aq kohë sa kursi nuk ka nisur ende.
5.Përcaktimi i nivelit
5.1 Përcaktimi i nivelit bëhet mbi bazën e një testi për njohuritë gjuhësore në AIEx /Qendra e Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD . Për ish-kursantët ose personat që paraqesin dëshmi pjesëmarrjeje apo certifikata të AIEx /Qendra e Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD përcaktimi i nivelit mund të bëhet në bazë të dëshmisë së pjesëmarrjes në kurs, ose të certifikatës së provimit, nëse data e lëshimit të tyre nuk kalon 1 vit.
6.Dëshmitë e pjesëmarrjes pas përfundimit të kursit
6.1 Një dëshmi pjesëmarrjeje lëshohet vetëm nëse kursanti ka qenë i pranishëm në të paktën 75% të totalit të orëve të mësimit.
6.2 Dëshmitë e pjesëmarrjes ruhen në AIEx /Qendra e Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD deri në 1 vit. Pas kësaj date tërheqja e duplikatit është e mundur vetëm me pagesë: 1.500 lekë.
7.Përgjegjësia e kursantëve
7.1 Kursantët e AIEx /Qendra e Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD duhet të zbatojnë me përpikmëri rregulloren e brendshme të afishuar në çdo klasë.
8.Mbrojtja e të dhënave të kursantëve
8.1AIEx /Qendra e Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD mund të ruajë elektronikisht të dhënat regjistrimit dhe të vlerësimit të kursantëve sipas GDPR. Kursanti bie dakord që të njoftohet nga AIEx /Qendra e Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD rreth kurseve, aktiviteteve kulturore dhe shërbimeve të tjera të qendrës në mënyrë elektronike, ose nëpërmjet telefonit.
9.Situata emergjente dhe masat anti Covid
9.1. AIEx /Qendra e Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD zbaton të gjitha masat e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirqënies Sociale për tʼu mbrojtur nga SARS Covid-19. Respektimi i këtyre masave është i detyrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit në kurset tona.