Objektivi i provimit
Për certifikatë ÖSD A2 pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje të komunikojnë në situata të thjeshta të përditshme në baza elementare dhe situata të përditshme profesionale.
Certifikata ÖSD A2 është projektuar për nxënësit gjermanisht folës mbi 14 vjet dhe ofron dëshminë e kompetencës gjuhësore në situata të zakonshme me tema dhe aktivitete të njohura.
Në këtë provim janë testuar aftësitë në lexim, dëgjim, shkrim dhe të folur. Fokusi i kësaj faze është në rangun e aftësive perceptive në lexim dhe dëgjim.
Pjesët e provimit
Të lexuarit:
- Kjo pjesë ka 2 detyra në përbërje të saj. Kjo pjesë konsiston në të kuptuarit e teksteve të ndryshme nga Austria, Gjermania dhe Zvicra. Kandidati do të vlerësohet në aftësitë në të kuptuarit të përmbajtjes së tyre individuale në bazë të 2 detyrave.
- Kohëzgjatja : 30 minuta
Të dëgjuarit:
- Kjo pjesë ka 3 detyra në përbërje të saj. Kandidati do të vlerësohet në aftësitë e të kuptuarit global dhe të detajuar të gjuhës së teksteve të folura standarde nga Austria, Gjermania dhe Zvicra.
- Kohëzgjatja: rreth 10 minuta
Të shkruarit:
- Kjo pjesë ka 1 detyrë në përbërjen e saj. Kandidati do të vlerësohet në aftësitë e shkrimit të një letre/ emaili, një përgjigje të një pyetje dhe çështjeve të parashtruara në email. Provimi me shkrim vlerësohet sipas kritereve të përcaktuara.
- Kohëzgjatja: 30 minuta
Të folurit:
- Kjo pjesë ka 2 detyra në përbërje të saj: Pas një detyrë monolog (flasim për veten), detyra e dytë është një bisedë e shkurtër në lidhje me një temë të përditshme . Provimi me gojë vlerësohet sipas kritereve të përcaktuara.
- Kohëzgjatja: rreth 10 minuta