Objektivi i provimit
Për certifikatë ÖSD A1 pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje të komunikojnë në situata të thjeshta të përditshme me baza elementare.
Certifikata ÖSD A1 është projektuar për nxënësit gjermanisht-folës mbi 14 vjeç dhe ofron dëshminë e kompetencës gjuhësore në situata të zakonshme me tema dhe aktivitete të njohura.
Në këtë provim janë testuar aftësitë në lexim, dëgjim, shkrim dhe të folur. Fokusi i kësaj faze është në rangun e aftësive perceptive në lexim dhe dëgjim.
Pjesët e provimit
Të lexuarit:
- Kjo pjesë ka 3 detyra në përbërje të saj. Kjo pjesë konsiston në të kuptuarit e teksteve të ndryshme autentike të thjeshtë nga Austria, Gjermania dhe Zvicra. Kandidati do të vlerësohet në aftësitë dhe të kuptuarit të përmbajtjes së tyre individuale në bazë të tri detyrave.
- Kohëzgjatja: 25 minuta
Të dëgjuarit:
- Kjo pjesë ka 3 detyra në përbërje të saj. Kandidati do të vlerësohet në aftësitë e të kuptuarit selektiv të gjuhës standarde me tekste autentike të thjeshta nga Austria, Gjermania dhe Zvicra me tematika dhe çështje të përditshme.
- Kohëzgjatja: rreth 10 minuta
Të shkruarit:
- Kjo pjesë ka 2 detyra në përbërjen e saj. Kandidati do të vlerësohet në aftësitë e plotësimit të një formulari dhe të shkrimit të një teksti të shkurtër ,rreth 30 fjalë, në formën e një letre apo e-mail.
- Kohëzgjatja: 20 minuta
Të folurit:
- Kjo pjesë ka 3 detyra në përbërje të saj: një hyrje të shkurtër, një përshkrim fotografie të thjeshtë dhe një dialog. Provimi me gojë vlerësohet sipas kritereve të përcaktuara
- Kohëzgjatja: rreth 10 minuta
Klikoni këtu për download- shembull provimi A1