Ku dhe si mund të regjistrohem për provimin e gjuhës gjermane pranë ÖSD?
Për t’u regjistruar në Provim, klikoni në linkun e mëposhtëm dhe plotësoni fushat e kërkuara:
Çfarë me nevojitet per t’u regjistruar në Provim?
Për regjistrimin në provim ju duhet një mjet i vlefshëm identifikimi, pasaportë dhe kartë identiteti.
Nëse karta e identitetit është lëshuar para vitit 2014, ju duhet të kërkoni procedurën “Aktivizim Karte” pranë zyrave të “ALEAT”.
Cilat janë çmimet e provimeve?
Për t’u informuar mbi çmimet e provimeve klikoni në linkun e mëposhtëm:
Si të përgatitem për provim?
Për t’u njohur me modelin e tezave të provimit klikoni në linqet e mëposhtme.
Ofron AIEx kurse përgatitore për provimin ÖSD?
Po, nëse dëshironi të keni më shumë informacione mbi kurset përgatitore ju lutem na kontaktoni ne numrin: 069 601 7742
A më lejohet të përdor fjalor përgjate provimit?
Përdorimi i fjalorëve nuk është i lejuar për provimet e nivelit A1, A2 dhe B1.
Për nivelin B2 lejohet përdorimi i fjalorëve një ose dy-gjuhësh, ndërsa për nivelin C1 dhe C2 lejohen vetëm fjalorët një-gjuhësh.
Fjalorët elektronikë, tabletët ose pajisje të tjera të ngjashme, janë rreptësisht të ndaluara.
Kur e marr Certifikatën e plotë?
Ju pajiseni me Certifikatë të plotë kur keni kaluar të gjitha modulet e provimit.
Nuk ka rëndësi nëse modulet e provimit janë dhënë në të njëjtën datë apo pergjatë një viti (në të njëjtën qendër provimi).
Kur ju jeni kalues vetëm në një modul, lëshohet certifikatë modulare (për modulin kalues).
Nuk lëshohet certifikatë kur nuk jeni kalues në provim ose modul.
Sa shpesh mund ta përsëris provimin?
Ju mund ta përsërisni provimin ose modulin disa herë.
Për provimet me dy module (A1, A2, B2, C1), moduli me shkrim (të lexuarit, të dëgjuarit dhe të shkruarit) duhet përsëritur si një i vetëm.
Në rast se ju nuk jeni kalues ne rekomandojmë një minimum prej 4 javësh përpara se ta rijepni provimin.
Kur dhe ku mund ta marr certifikatën?
Ju njoftoheni përmes një e-maili në momentin që certifikata mund të tërhiqet.
Certifikata tërhiqet pranë zyrave tona qëndrore, adresa: Rr. Dibrës, Kompleksi Halili, Godina C1, H.2, Kati 1, Zyra 4, 1017, Tiranë- Shqipëri.
Për sa kohë është e vlefshme certifikata ÖSD?
Në parim certifikatat e ÖSD kanë vlefshmëri pa afat kohor. Megjithatë, autoritetet ndonjëherë kerkojnë që certifikata të mos e jetë me e vjetër se 2 vite.
Kam humbur certifikatën, cfarë mund të bëj?
Ju lutem kontaktoni me qendrën ÖSD në të cilën keni bërë provimin. Ju duhet të bëni një deklaratë me shkrim në mënyrë që Instituti të kërkojë nje duplikatë nga ÖSD qëndrore.
Në raste përjashtimore, mund të kontaktoni direkt me ÖSD-n qëndrore. Ju lutem përfshini një deklaratë të shkruar të humbjes me të gjitha informacionet e nevojshme dhe dergojeni atë me e-mail me subjekt ”Bitte um Duplikat” në adresën: duplikat@osd.at
Ky shërbim ofrohet kundrejt një pagese.
Kujdes: Një duplikatë mund të kërkohet vetëm brenda 5 viteve.
Cili nivel gjuhe më nevojitet për studime në Austri, Gjermani apo Zvicër?
Për informacione mbi nivelin e gjuhës së kërkuar, ju lutem klikoni ne linkun e mëposhtëm:
A njihet Cetifikata ÖSD nga të gjitha autoritetet?
Po, Certifkata ÖSD njihet në të gjitha shtetet gjermanisht-folëse dhe autoritetet e tyre përkatëse.
Certifikata njihet edhe në shtete të tjera në botë, për më shumë informacione mund të vizitoni: www.osd.at
Cilat janë pikët e nevojshme për të qënë kalues në provim?
ÖSD A1 | ÖSD A2 | ÖSD B1 | ÖSD B2 | ÖSD C1 | |
Lesen | max. 30/min. 6 | max. 25/min. 5 | max. 100/min. 60 | max. 20/min. 10 | max. 20/min. 10 |
Hören | max. 30/min. 6 | max. 30/min. 6 | max. 100/min. 60 | max. 20/min. 10 | max. 20/min. 10 |
Schreiben | max. 15/min. 4 | max. 15/min. 3 | max. 100/min. 60 | max. 30/min. 15 | max. 30/min. 15 |
Schriftlich | max. 75/min. 38 | max. 70/min. 35 | max. 70/min. 42 | max. 70/min. 42 | |
Sprechen | max. 25/min. 12 | max. 20/min. 10 | max. 100/min. 60 | max. 30/min. 18 | max. 30/min. 18 |
Gesamtpunkte | max. 100/min. 50 | max. 90/min. 45 | max. 100/min. 60 | max. 100/min. 60 |
Mundet një i afërm të tërheqë certifikaten nën emrin tim?
Ju duhet të paraqiteni personalisht, me kartën tuaj të identitetit për tërheqjen e certifikatës.
Në raste përjashtimore, ju mund të autorizoni një të afërm përmes një prokure noteriale.
Sa eshte afati që kam në dispozicion për ta tërhequr?
Ju keni 5 muaj kohë në dispozicion për t’u paraqitur pranë zyrave tona për tërheqjen e dokumentit.