OKTOBERFEST

Festa më e njohur dhe popullore bavareze vjen në Tiranë. OKTOBERFEST/ Festa e Birrës vjen në Tiranë.

Festa e Birrës u organizua në ambjentet e Hotel Rogner.  13-14/10/2017, Ora 19 :00

DIHA (Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri) risjell një traditë tashmë të dashur për Shqipërinë duke  organizuar  edhe këtë vit Oktoberfest-in.

Në një mbrëmje autentike bavareze,  ju shoqërojnë birra gjermane, ushqimi i bollshëm e me shije dhe sharmi bavarez, por edhe muzika në të dyja netët e grupit muzikor origjinal të Oktoberfest në Mynih “Gaudi Blosn”, i cili kujdeset për atmosferën autentike dhe të çlirët.

OSD si sponsor i këtij eventi, dëshiron të ndajë me ju disa momente nga kjo mbrëmje.

GËZUAR!