
AIEx E-learning
-Dëshiron një kurs gjermanisht online, fleksibël dhe të aksesueshëm në çdo moment të ditës?
-E-learning është tashmë realiteti i ri i të mësuarit, një paketë mësimore e thjeshtë dhe e aksesueshme kudo, nga çfarëdolloj kompjuteri, celulari ose tablete që ka akses në internet.
-12 leksione për çdo nën-nivel, të ndara në 4 module, si dhe testime online pas çdo moduli për të testuar njohuritë e fituara.
-Por cilat janë avantazhet e E-learning?
1- Standardi: Edhe pse e ndjek kursin nga shtëpia jote, ose kudo ndodhesh, mësuesit dhe metodat janë të njëjtat me ato që zhvillohen në qendrën tonë.
2- Aksesueshmëria: Mund ta ndjekesh kursin e gjermanishtes nëpërmjet çfarëdolloj kompjuteri, tablete ose celulari, mjafton të kesh akses në internet.
3- Fleksibiliteti: Mund ta ndjekësh kursin në çfarëdo orari të ditës (ose natës), kurdo që ke kohë të lirë, dhe sigurisht, mund ta rishikosh sa herë të duash.
4- E-testing: Testim interaktiv në fund të çdo moduli për verifikimin e njohurive të fituara.
5- Orë këshillimi me mësues të kualifikuar të AIEx: Mundësia për t’u konsultuar me mësuesin/en për pyetje ose paqartësi.
6- Çmimi: Çmimi më i mirë krahasuar me cilindo kurs të gjuhës gjermane që ke parë deri tani.