Rregullorja e provimit

Informacione mbi organizimin dhe zhvillimin e provimeve

  1. AIEx/ Qendra e Provimeve ÖSD është insitucion i licensuar nga selia qendrore ÖSD në Austri.
  2. Regjistrimi për provim bëhet vetëm online duke plotësuar formularin me të gjitha të dhënat e kërkuara.
  3. Secili modul i provimit zhvillohet në orarin e përcaktuar paraprakisht. Këto orare ju bëhen me dije pjesëmarrësve përmes një emaili.
  4. Mbi rregullat e brendshme të realizmit të provimit:
    • Pjesëmarrësi duhet të paraqietet ne provimin ne orarin e paracaktuar.
    • Gjatë provimeve të nivelit B2 dhe C1 në provim lejohet edhe fjalori (respektivisht dy-gjuhësh dhe një-gjuhësh), i cili kontrollohet më parë nga personeli vëzhgues.
    • Çdo material tjetër, si fletët e provimit, fletët e zgjidhjeve, fletët e bardha vihen në dispozicion nga qendra që zhvillon provime dhe janë të vulosura me vulën autentike të ÖSD.
    • Përpara fillimit të provimit, mblidhet çdo pajisje elektronike, celular, radio, orë smart, MP3, kufje etj.
    • Çdo detyrë shpjegohet paraprakisht nga ekzaminatorët përkatës dhe pasi është sqaruar në detaj, fillohet provimi, gjatë të cilit nuk lejohet asnjë komunikim i mëtejshëm.
    • Me mbarimin e çdo moduli, mblidhet çdo material i përdorur nga pjesëmarrësit.
    • Në provimin me gojë mundësitë e realizimit të provimit janë dy: provim individual ose provim i shoqëruar (2 pjesëmarrës njëkohësisht)
    • Në çdo klasë nevojiten 2 ekzaminatorë dhe një provim total vlerësohet nga 4 ekzaminatorë.
  5. Me mbarimin e provimit, te gjitha materialet e provimit dërgohen për korrigjim në zyrat qendrore të ÖSD(Austri).
  6. Informimi mbi rezultatet e provimit ju komunikohet përmes një emaili.