ÖSD Zertifikat A2

Objektivi i provimit

Për certifikatë ÖSD A2 pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje të komunikojnë në situata të thjeshta të përditshme në baza elementare dhe situata të përditshme  profesionale.

Certifikata ÖSD A2 është projektuar për nxënësit gjermanisht folës  mbi 14 vjet dhe ofron dëshminë e kompetencës gjuhësore në situata të zakonshme me tema dhe aktivitete të njohura.

Në këtë provim janë testuar aftësitë në lexim, dëgjim, shkrim dhe të folur. Fokusi i kësaj faze është në rangun e aftësive perceptive në lexim dhe dëgjim.

Pjesët e provimit

          Të lexuarit: 

  • Kjo pjesë ka 2 detyra në përbërje të saj. Kjo pjesë konsiston në të kuptuarit e teksteve të ndryshme nga Austria, Gjermania dhe Zvicra.  Kandidati do të  vlerësohet  në aftësitë në të kuptuarit të përmbajtjes së tyre individuale në bazë të 2 detyrave.
  • Kohëzgjatja : 30 minuta

 
          Të dëgjuarit:

  • Kjo pjesë ka 3 detyra në përbërje të saj. Kandidati do të  vlerësohet  në aftësitë e të  kuptuarit global dhe të detajuar të gjuhës së teksteve të folura standarde nga Austria, Gjermania dhe Zvicra.
  • Kohëzgjatja: rreth 10 minuta

 
          Të shkruarit:

  • Kjo pjesë ka 1 detyrë në përbërjen e saj. Kandidati do të  vlerësohet  në aftësitë e shkrimit të një letre/ emaili, një përgjigje të një pyetje dhe  çështjeve të parashtruara në email. Provimi me shkrim vlerësohet sipas kritereve të përcaktuara.
  • Kohëzgjatja: 30 minuta

 
          Të folurit:

  • Kjo pjesë ka 2 detyra në përbërje të saj: Pas një detyrë monolog (flasim për veten), detyra e dytë  është një bisedë e shkurtër në lidhje me një temë të përditshme . Provimi me gojë vlerësohet sipas kritereve të përcaktuara.
  • Kohëzgjatja: rreth 10 minuta

 

Klikoni këtu për download- shembull provimi A2