Objektivi i provimit
Për ÖSD B2 kandidati duhet të jetë në gjendje të shprehi veten e tij në mënyrë të qartë dhe rrjedhshëm, në detaje në një gamë të gjerë të subjekteve dhe bën ndërveprim të rregullt spontanisht me njerëz të nivelit së gjuhës amtare. Me këtë test dëshmohen aftësitë gjuhësore për të komunikuar në situata që shkojnë përtej sferës private edhe publike në (gjysmë) profesionale.
Pjesët e provimit
Të lexuarit:
- Kjo pjesë ka 4 detyra në përbërje të saj. Ajo konsiston në të kuptuarit e teksteve të ndryshme autentike nga Austria, Gjermania dhe Zvicra ku do të shqyrtojnë përmbledhjen e tyre dhe përmbajtjen e tyre individuale bazuar në katër detyra.
- Kohëzgjatja: 90 minuta
Të dëgjuarit:
- Kjo pjesë ka 2 detyra në përbërje të saj. Kandidati do të vlerësohet në aftësitë e të kuptuarit në detaje dhe të kuptuarit selektiv të gjuhës standarde të folur në tekste autentike dëgjimore nga Austria, Gjermania dhe Zvicra me çështje të përgjithshme dhe specifike.
- Kohëzgjatja: rreth 40 minuta
Të shkruarit:
- Kjo pjesë ka 2 detyra në përbërjen e saj. Kandidati do të vlerësohet në aftësitë e të shkruarit dy tekste (email formal, arsyetim/shprehje mendimi ). Provimi me shkrim vlerësohet sipas kritereve të përcaktuara.
- Kohëzgjatja: 90 minuta
Të folurit:
- Kjo pjesë ka 3 detyra në përbërje të saj: një intervistë informative, një përshkrim të një imazhi dhe një diskutim. Provimi me gojë vlerësohet sipas kritereve të përcaktuara.
- Kohëzgjatja: rreth 15- 20 minuta
Klikoni këtu për download- shembull provimi B2