Objektivi i provimit
Për testimin ÖSD C1 kandidati duhet të jetë në gjendje të komunikojë në situata të ndryshme të jetës shoqërore dhe profesionale në kontekste më komplekse pjesëmarrëse. Ky provim për nxënësit mbi 16 vjeç përbën prova të një kompetence gjuhësore që karakterizohet nga korrektësia dhe përshtatshmëria e një shkallë të lartë.
Çertifikata ÖSD C1 është projektuar posaçërisht për nxënësit që dëshirojnë të studiojnë në një universitet në vendet gjermanisht-folëse.
Pjesët e provimit
Të lexuarit:
- Kjo pjesë ka 4 detyra në përbërje të saj. Kjo pjesë konsiston në të kuptuarit e teksteve të ndryshme autentike nga Austria, Gjermania dhe Zvicra që do të shqyrtohen në përmbledhjen e tyre dhe në përmbajtjen e tyre individuale bazuar në katër detyra.
- Kohëzgjatja: 90 minuta
Të dëgjuarit:
- Kjo pjesë ka 2 detyra në përbërje të saj. Kandidati do të vlerësohet në aftësitë e të kuptuarit në detaje dhe të kuptuarit selektiv të gjuhës standarde të folur, tekste autentike dëgjimi nga Austria, Gjermania dhe Zvicra me çështjet e përgjithshme dhe specifike.
- Kohëzgjatja: rreth 40 minuta
Të shkruarit:
- Kjo pjesë ka 2 detyra në përbërjen e saj. Kandidati do të vlerësohet në aftësitë e të shkruarit të dy teksteve (email formal, arsyetim/shprehje). Provimi me shkrim vlerësohet sipas kritereve të përcaktuara.
- Kohëzgjatja: 90 minuta
Të folurit:
- Kjo pjesë ka 3 detyra në përbërje të saj: një bisedë telefonike, një diskutim dhe një leksion të shkurtër. Provimi me gojë është në përputhje me kriteret e vendosura. Provimi me gojë vlerësohet sipas kritereve të përcaktuara.
- Kohëzgjatja: rreth 15- 20 minuta
Klikoni këtu për download- shembull provimi C1