Çfarë është ÖSD?

ÖSD – Österreichisches Sprachdiplom Deutsch

Certifikata ÖSD është një dëshmi e nivelit gjuhësor të gjermanishtes, e njohur në rang ndërkombëtar dhe në përputhje me shkallët e niveleve gjuhësore të Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGJ). ÖSD orientohet  në  direktiva ndërkombëtare (Këshilli Evropian) dhe ofron certifikim të standardizuar të njohurive gjuhësore. Qendra e provimeve ÖSD si pjesë e Institutit Austriak të Ekselencës, është themeluar në Shtator të vitit 2015 dhe mundëson realizimin e provimeve të ÖSD nga niveli A1 deri në nivelin C1.