Dita e gjuhës gjermane pranë AIEx

AIEx/ Qendra e Provimeve ÖSD falenderojnë të gjithë pjesëmarrësit në eventi ku argëtimi, dhuratat dhe informacioni nuk munguan. Të pranishmit u njohën nga afër me mënyrën se si funksionojnë provimet ndërkombëtare të ÖSD-së, kurset e gjuhës gjermane pranë AIEx, si dhe me platformën më të re që AIEx/Qendra e Provimeve ÖSD do të ofrojë për të gjithë ata që duan të mësojnë online gjuhën gjermane, E-learning. Gjithashtu u bënë pjesë e quizit të organizuar nga AIEx me fakte interesante nga historia dhe kultura e Austrisë, ku katër pjesëmarrësit që dhanë përgjigjet e sakta u shpërblyen me kurs gjermanisht falas. Muzika, pijet dhe lojrat ishin pjesë e „Ditës së gjuhës gjermane pranë AIEx“. AIEx ju falenderon për interesimin e shfaqur dhe ju mirëpret në eventet e ardhshme.