KPERGJ

KUADRI I PËRBASHKËT EVROPIAN PËR REFERENCAT E GJUHËVE (KPERGJ)

Kuadri i Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj)  vlerëson ecurinë e aftësisë së suksesit në mësimin e një gjuhe të huaj. Objektivi i tij qëndron në  realizimin e krahasimit  me njëra-tjetrën të certifikatave të ndryshme gjuhësore evropiane dhe në krijimin e një njësie të përbashkët matëse.

Nivelet bazë të Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve:

A: Përdorimi elementar i gjuhës

B: Përdorimi i pavarur i gjuhës

C: Përdorimi kompetent i gjuhës

Këto nivele janë të ndara në 6 nënnivele gjuhësore:

A1 – Njohuri fillestare

Kandidati mund të kuptojë dhe përdorë shprehi/ fjalë të jetës së përditshme dhe fjali të thjeshta, të cilat synojnë përmbushjen e nevojave bazë. Ai mund të prezantojë veten dhe të tjerët si dhe të pyesë të tjerët mbi tematika të tipit: ku banojnë, sa vjeç janë dhe gjithashtu t’i kthejë vet përgjigje këtyre pyetjeve. Ai mund të komunikojë dhe të merret vesh nëse bashkëbiseduesi flet ngadalë dhe qartë.

A2 – Njohuri bazë

Kandidati mund të kuptojë dhe të përdorë fjali dhe shprehje të shpeshta, të cilat lidhen me tematika (p.sh. informacione rreth personit dhe familjes, blerjeve, punës apo ambientit rrethues). Mund të merret vesh në situata të thjeshta ku shkëmbehet informacion  i thjeshtë lidhur me tematika të  njohura dhe të përditshme. Mund të përshkruajë prejardhjen, familjen, arsimin, profesionin me fjali të thjeshta.

B1 – Përdorim i avancuar i gjuhës

Kandidati  është i aftë të flasë dhe të kuptojë tematika të njohura nga puna, shkolla, koha e lirë, etj. Ai mund të ndihet mjaft i sigurt në komunikime  me të cilat haset gjatë udhëtimeve/ kontakteve me njerëz  në vendet ku flitet gjuha e mësuar. Mund të përshkruaj  histori, ndodhi, qëllime dhe synime,  mund të japë shpjegime të mëtejshme dhe të argumentojë mendimin e tij/ saj.

B2 – Përdorim i pavarur i gjuhës

Kandidati  ka aftësi të  kuptojë përmbajtjen e teksteve komplekse lidhur me tema konkrete dhe abstrakte, me një fjalor të pasur. Ai ka aftësi të kuptojë dhe të bisedojë rrjedhshëm mbi këto tematika me një person i cili vjen nga vendet gjermanisht-folëse. Ai mund të argumentojë shumë qartë mendimin e tij, të japi një këndvështrim specifik për tematika të ndryshme , avantazhet dhe disavantazhet e saj.

C1 – Njohuri profesionale të gjuhës

Kandidati  ka aftësinë të kuptojë lloje tekstesh të ndërlikuara, të gjata dhe ka aftësinë e riprodhimit të këtij informacioni në mënyrë të saktë dhe konkrete. Ka aftësinë e komunikimit të qartë, të rrjedhshëm, me fjali të gjata, të komplikuara dhe me intonacionin e duhur. Ka aftësi gjuhësore të tilla që mundësojnë kuptueshmërinë në jetën profesionale dhe  në  atë akademike (shkollë ose universitet).

C2 – Njohuri gjuhësore si të një vendasi

Kandidati  ka aftësinë të kuptojë pa asnjë vështirësi çdo  tekst që lexon apo dëgjon në tematika të shumëllojshme. Ai mund të kuptojë, të riprodhojë çdo lloj teksti dhe me saktësi të jashtëzakonshme. Mund të shprehet rrjedhshëm dhe qartë, të japë dhe të mbrojë me argumenta  në çështje të ndërlikuara  mendimin dhe këndvështrimet e tij.

Për më tepër informacion mund të klikoni në linkun: http://www.europaeischer-referenzrahmen.de/

 

 

Referenca mbi ÖSD jane si më poshtë: