Kurse Virtuale

Sprechen Sie Deutsch? Kurs gjermanisht online

Kurs gjermanisht online

Po kërkon një kurs gjermanisht online? Zgjidh atë që të përshtatet! 

Nëse ke qënë në pritje të një kursi gjermanisht online të cilin mund ta ndjekësh kudo dhe kurdo, AIEx ka zgjidhjen e duhur për ty.

Tani mund të zgjedhësh midis “Klasës Virtuale AIEx” ose “AIEx E-learning” dy metoda bashkëkohore të cilat i pështaten nevojave tuaja për të mësuar gjuhën gjermane online, por me të njëjtin standard si të ishit në klasë.

 

AIEx E-learning

-Dëshiron një kurs gjermanisht online, fleksibël dhe të aksesueshëm në çdo moment të ditës?

-E-learning është tashmë realiteti i ri i të mësuarit, një paketë mësimore e thjeshtë dhe e aksesueshme kudo, nga çfarëdolloj kompjuteri, celulari ose tablete që ka akses në internet.

-12 leksione për çdo nën-nivel, të ndara në 4 module, si dhe testime online pas çdo moduli për të testuar njohuritë e fituara.

-Por cilat janë avantazhet e E-learning?

1- Standardi: Edhe pse e ndjek kursin nga shtëpia jote, ose kudo ndodhesh, mësuesit dhe metodat janë të njëjtat me ato që zhvillohen në qendrën tonë.

2- Aksesueshmëria: Mund ta ndjekesh kursin e gjermanishtes nëpërmjet çfarëdolloj kompjuteri, tablete ose celulari, mjafton të kesh akses në internet.

3- Fleksibiliteti: Mund ta ndjekësh kursin në çfarëdo orari të ditës (ose natës), kurdo që ke kohë të lirë, dhe sigurisht, mund ta rishikosh sa herë të duash.

4- E-testing: Testim interaktiv në fund të çdo moduli për verifikimin e njohurive të fituara.

5- Orë këshillimi me mësues të kualifikuar të AIEx: Mundësia për t’u konsultuar me mësuesin/en për pyetje ose paqartësi.

6- Çmimi: Çmimi më i mirë krahasuar me cilindo kurs të gjuhës gjermane që ke parë deri tani.

 

Klasa Virtuale AIEx

Klasa Virtuale pjesë e platformës AIEx LMS ku përfshihen të gjithë elementët didaktik si:

1- Komunikimi interaktiv me mësuesin

2- Përdorimi i tabelës së zezë

3- Korrigjimi i detyrës së dhënë nga mësuesi

4- Përfshirje e shembujve audio njësoj si në klasë

5- Testimi online midis çdo moduli

6- Chat, forum etj

 

(Austrian Institute of Excellence është një institut i cili ofron programe trajnimi dhe certifikimi për individë dhe organizata të fushave të ndryshme)