Provime

Diploma ndërkombëtare e gjuhës gjermane ÖSD në Tiranë

Diploma ÖSD është një certifikatë e njohur ndërkombëtarisht për njohuritë tuaja mbi gjuhën Gjermane:
– në tregun e punës
– në universitete dhe institucione të tjera arsimore
– për procedura zyrtare si: marrje shtetësie, vize, lejeqëndrimi, etj.

Është e bazuar në “Kuadrin e Përbashkët Evropian të Referencës për Gjuhët“ dhe profilet e gjuhës Gjermane.
Është e orientuar drejt komunikimit dhe testimit të aftësive gjuhësore gjatë përdorimit në situata të përditshme.
Është e gjithanshme që do të thotë përputhet me standardet e vendeve gjermano-folëse si Gjermania, Austria dhe Zvicra.

 

Certifikata ÖSD A1 – Njohuri fillestare
Kandidati mund të kuptojë dhe përdorë shprehi/ fjalë të përditshme dhe fjali të thjeshta, të cilat synojnë përmbushjen e nevojave bazë.

 

Certifikata ÖSD A2 – Njohuri bazë
Kandidati mund të kuptojë dhe të përdorë fjali dhe shprehje të shpeshta, të cilat lidhen me tematika (p.sh. informacione rreth personit dhe familjes, blerjeve, punës apo ambientit rrethues).

 

Certifikata ÖSD B1 – Përdorim i avancuar i gjuhës
Kandidati është i aftë të flasë dhe të kuptojë tematika të njohura nga puna, shkolla, koha e lirë, etj.

 

Certifikata ÖSD B2 – Përdorim i pavarur i gjuhës
Kandidati ka aftësi të kuptojë përmbajtjen e teksteve komplekse lidhur me tema konkrete dhe abstrakte, me një fjalor të pasur.

 

Certifikata ÖSD C1 – Njohuri profesionale të gjuhës
Kandidati ka aftësinë të kuptojë lloje tekstesh të ndërlikuara, të gjata dhe ka aftësinë e riprodhimit të këtij informacioni në mënyrë të saktë dhe konkrete.

 

Certifikata ÖSD C2 – Njohuri gjuhësore si të një vendasi
Kandidati ka aftësinë të kuptojë pa asnjë vështirësi çdo tekst që lexon apo dëgjon në tematika të shumëllojshme. (Gjuha mëmë)



Provimi Çmimi
A1 € 130.00 ( € 70 me shkrim + € 60 me gojë)
A2 € 140.00 ( € 80 me shkrim + € 60 me gojë)
ZB1 (Total) € 150.00
ZB1 (Moduli Pro) € 60.00
ZB2 € 185.00 ( € 120 me shkrim + € 65 me gojë)