Çfarë janë kurset parapërgatitore?
Kurset parapërgatitore janë kurset që zhvillohen në kuadër të ndihmës së pjesëmarrësve të provimeve të ÖSD. Kurset kanë në përbërje modele testesh që ndihmojnë kandidatin/kandidaten në familjarizimin me modelin e testit të ÖSD, me nivelin e vështirësive, kërkesat dhe mënyrat e vlerësimit të provimit. Për çdo nivel kemi kurse parapërgatitore që zgjasin 9 orë mësimore. Për çdo kurs, kandidati pajiset me një libër ushtrimesh i cili është i ndërtuar posaçërisht për provimin, metodë që vjen direkt nga ÖSD Wien.
Sa kushton kursi parapërgatitor?
Kursi zgjat 3 ditë, ku në çdo ditë seanca zgjat 3 orë. Kursi në total (pra 3 seancat) kushton 250 Euro.
- (Librat janë të përfshirë brenda pagesës)