Rreth AIEx-ÖSD

Rreth AIEx-ÖSD

Instituti Austriak i Ekselencës (AIEx) është partneri zyrtar i ÖSD Austri. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, që prej vitit 2014, Qendra e Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD pranë AIEx operon me sukses të vazhdueshëm duke kontribuar në rritjen e standardit të mësimdhënies të gjuhës gjermane.

AIEx /Qendra e Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD ofron kurse të gjuhës gjermane të të gjtha niveleve me anë të metodave bashkëkohore ndërkombëtare, të cilat orientohen drejt njohurive më të fundit të psikologjisë së të mësuarit dhe neurodidaktikës.

Pranë AIEx/Qendrës së Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD ofrohet mundësia e mbrojtjes dhe certifikimit të gjuhës gjermane me certifikatën ÖSD, të njohur ndërkombëtarisht sipas standardeve të Kuadrit Europian të Gjuhëve.

 
ÖSD – Österreichisches Sprachdiplom Deutsch

Certifikata ÖSD është një dëshmi e nivelit gjuhësor të gjermanishtes, e njohur në rang ndërkombëtar dhe në përputhje me shkallët e niveleve gjuhësore të Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGJ). ÖSD orientohet në direktiva ndërkombëtare (Këshilli Evropian) dhe ofron certifikim të standardizuar të njohurive gjuhësore. Qendra e licensuar e provimeve, ÖSD, si pjesë e Institutit Austriak të Ekselencës, është themeluar në Shtator të vitit 2015 dhe mundëson realizimin e provimeve të gjuhës gjermane nga niveli A1 deri në nivelin C1.

 
Disa nga partnerët tanë:

ÖSD Austria
Ambasada Austriake në Tiranë
Shkolla Peter Mahringer (Shkodër)
DIHA
Educational Centre