Rreth nesh

Instituti Austriak i Ekselencës (AIEx) është partneri zyrtar i ÖSD Austri. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, që prej vitit 2014, Qendra e Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD pranë AIEx operon me sukses të vazhdueshëm duke kontribuar në rritjen e standardit të mësimdhënies të gjuhës gjermane. Pranë AIEx/Qendrës së Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD ofrohet mundësia e mbrojtjes dhe certifikimit të gjuhës gjermane me certifikatën ÖSD të njohur ndërkombëtarisht sipas standarteve të Kuadrit Europian të Gjuhëve dhe Ministrisë së Arsimit të Sportit dhe Rinisë. 

Gjithashtu, AIEx /Qendra e Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD ofron mundësinë e zhvillimit të kurseve të gjuhës gjermane të të gjtha niveleve me anë të metodave bashkëkohore ndërkombëtare.

Si qendër e licensuar AIEx/ Qendra e Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD kontribuon çdo ditë në rritjen e cilësisë së mësimdhënies së gjuhës gjermane dhe mundëson certifikimin sipas Kuadrit Europian të Gjuhës për të gjitha nivelet.

 

AIEx/ Qendra e Provimeve të Gjuhës Gjermane ÖSD ofron kurse dhe provime të gjuhës gjermane në adresën e mëposhtme:

Rr. Dibrës, Kompleksi Halili, Godina C1, H.2, Kati 1, Zyra 4, 1017, Tiranë, Shqipëri

 

Disa nga partnerët tanë:

ÖSD Wien

Instituti Austriak I Ekselencës (AIEx)

Ambasada Austriake në Tiranë

Peter Mahringer Schule(Shkodër)

DIHA