Jeni student pranë AIEx? Ju intereson literatura në gjuhën gjermane?
Kemi kënaqësinë t‘ju ftojme në një panel leximi dhe diskutimi me autoren Laura Freudenthaler e cila më mbështetjen e Ambasadës Austriake në Tiranë vjen në festivalin ndërkombëtar letrar të të rinjve „TIRANA-GATE 2021“.
Laura është një shkrimtare austriake, e vlerësuar me cmimin „European Union Prize for Literature”.
Gjate këtij takimi ajo do të provojë të ndërtojë një pjesë të shkurtër letrare me studentët e pranishëm, të cilët mund ta lexojnë gjatë Festivalit punën e realizuar. Në festival do të lexohen pjesë nga dy libra të autores, të përkthyer në shqip: “Geistergeschichte” (Histori shpirtrash) dhe “Die Königin schweigt” (Mbretëresha hesht).
Ku? Në mjediset e QKLL (Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit).
Kur? Ditën e shtunë, më datë 9 tetor, ora 16.30 deri ne 17.30.
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri nesër në orën 13:00 në adresën tone të emailit: kurse@aie-osd.al
Ju mirëpresim!